Champions League/ Supersfida Real Madrid-Manchester City, publikohen formacionet zyrtare

Champions League/ Supersfida Real Madrid-Manchester City, publikohen formacionet

Liga e Kampioneve në këtë edicion do të dhurojë një finale të parakohshme që në fazën çerekfinale të saj, pasi Real Madrid përballet sot me Mançester Sitin.

Përballë vihen dy pretendentet kryesore për të fituar trofeun në këtë edicion ndaj padyshim që të gjithë presin në ndeshje entuziazmuese.

Karlo Ançeloti, ashtu siç e ka traditë, ka publikuar formacionin e ndeshjes dy orë para fillimit të saj.

Për trajnerin italian nuk ka sekrete, ndaj ai ka hedhur në fushë një rreshtim me të cilin mendon të ndalë furinë e kampionëve në fuqi të Guardiolës, duke çuditur paksa me zgjedhjen e Çuamenit si qendërmbrojtës, për të lënë Naçon e Militaon në stol.

REAL MADRID: Lunin, Çuameni, Rydiger, Karvahal, Mendi, Kamavinga, Kros, Valverde, Bellingam, Rodrigo, Vincius.
Trajner: K. Ançeloti

MANÇESTER SITI: Ortega, Ruben Dias, Gvardiol, Akanzhi, Stouns, Rodri, Kovaçiç, Bernardo Silva, Grilish, Foden, Haland.
Trajner: P. Guardiola

EMISIONET