Champions League/ S'ka fitues mes City-t dhe Interit, buzëqeshin Celtic-u, PSG dhe Dortmund
Këtë të mërkurë u zhvilluan ndeshjet e radhës në Champions League. Dortmund fitoi 0-2 ndaj Clubbe Brugge, falë dy golave të talentit anglez Gittens.
Ashtu siç pritej, Inter dhe Manchester City zhvilluan një supersfidë, por nuk pati fitues, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 0-0.
Si zikaltërit, ashtu edhe të besuarit e Guardiolës patën rastet e tyre, por pa i përkthyer dot në gol.
PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në sfidën tjetër, Celitc fitoi 5-1 me debutuesit e Slovan Bratislava.