Partizani-Tirana, njihuni me statistikat mes dy rivalëve të kryeqytetit
Partizani dhe Tirana përballen të shtunën në “Air Albania” në orën 20:00 në derbin e parë të këtij sezoni.
Kjo ndeshje i gjen skuadrat në një situatë krejt ndryshe nga prilli, kur u luajt beteja e fundit mes tyre. Shumë lojtarë në të dyja kampet, por veçanërisht te Tirana, janë larguar dhe të tjerë kanë ardhur.
Stolat gjithashtu kanë ndryshuar. Ato që nuk ndryshojnë janë shifrat, me Partizanin, që nuk humb në derbi që nga dhjetori i vitit 2022, kur i mposhte Xhixha me një paraqitje fantastike. Më pas, në shtatë ndeshje gjithçka ka folur për “demat”.
Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947.
“Demat e kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë derimë tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3, në një ndeshje që mbahet mend nga tifozët e të dyja skuadrave përlojën e bukur dhe batutën për “ndryshimin” e orarit të punës.
Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për mbipesë vite pa fituar në duelet me Partizanin.
174 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet: Kupë dhe kampionat.
Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 73 ndeshje. Bardheblutë numërojnë 47 fitore. 54 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim.