Humbet ndjenjat në pishinën e botërorit, notarja amerikane shpëtohet nga trajnerja (Fotot)

Humbet ndjenjat në pishinën e botërorit, notarja amerikane

Frikë dhe më pas çlirim për notaren amerikane Anita Alvarez e cila humbi ndjenjat gjatë ekzekutimit të numrit të saj në botërorin e notit që po zhvillohet në Hungari. 

Humbet ndjenjat në pishinën e botërorit, notarja amerikane

Mund të kishte përfunduar më keq për talenten e notit të sinkronizuar e cila humbi ndjenjat dhe fillimisht nuk e kuptoi njeri gjendjen kritike duke e lënë atë për disa sekonda në fundin e pishinës. Trajnerja e kuptoi më pas situatën kritike dhe u zhyt në pishinë për ta nxjerrë bashkë me një person tjetër.

Pasi e nxorri nga pishina, trajnerja që është edhe heroina e vërtetë e ditës së sotme në botërorin e Hungarisë, ia dorëzoi notaren mjekëve të pranishëm në pallatin e sportit.

Humbet ndjenjat në pishinën e botërorit, notarja amerikane

Ekipi amerikan bën me dije se gjendja e 25-vjeçares është stabilizuar dhe ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën. “Gjendjen e saj të rënduar e shkaktoi stresi dhe ankthi për garimin”, theksojnë burimet. Kjo është diagnoza e momentit por pas analizave më të detajuara do të mësohet më shumë.

EMISIONET