Buffon përjashton Juven: Interi dhe Napoli do të rivalizojnë deri në fund për titull

Buffon përjashton Juven: Interi dhe Napoli do të rivalizojnë deri

Duke folur në kuadër të prezantimit të albumit të parë të lojtarëve të futbollit nga “Panini”, Gigi Buffon, delegati i kombëtares italiane, komentoi mbi këtë ngjarje: “Është një ditë historike dhe arritje e jashtëzakonshme.

Me mënyrën e tyre të ëndërruarit dhe luftës, ato ia dolën ta arrijnë edhe këtë kënaqësi.

Për ne në FIGC (Federata Italiane e Futbollit), të shohim që të gjithë komponentët janë në të njëjtën linjë dhe se është krijuar një empati dhe afërsi e fortë, është diçka që na bën të ndihemi mirë.

Jemi pjesë e së njëjtës familje. Ky do të jetë një album që do të bëjë histori”.

Buffon kaloi më pas te kampionati, ku Napoli dhe Interi janë në krye të renditjes: “Mendoj se klasifikimi aktual është një pasqyrim i drejtë i asaj që ekipet kanë treguar deri tani.

Prandaj, Interi dhe Napoli do të rivalizojnë për titullin deri në ndeshjen e fundit, është e drejtë që të ndodhë kështu”.

Sa i përket Juventusit, Buffon pranoi se bardhezinjtë po hasin më shumë vështirësi se sa pritej: “Disa vështirësi më shumë se sa pritej kanë qenë të pranishme, por nuk mund të them me siguri se ku qëndron problemi, sepse vetëm ata që janë brenda skuadrës e dinë vërtet se cilat gjëra funksionojnë dhe cilat jo. Nga jashtë shohim vetëm rezultatet”.

EMISIONET