VIDEO/ Barcelona fiton thellë 5-0 ndaj Valencias dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit

VIDEO/ Barcelona fiton thellë 5-0 ndaj Valencias dhe shkon në

Barcelona i bashkohet Real Madridit, Atletico Madridit dhe Real Sociedad në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë.

Katalanasit siguruan një fitore model 0-5 në "Mestalla" kundër Valencias, duke bërë që tifozët vendas të largoheshin nga shkallët e stadiumit pas fundit të pjesës së parë.

Barça shënoi katër herë brenda pjesës së parë, duke bërë që sfida mos kishte histori.

Ishte Ferran Torres që shënoi tripletë, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Fermin Lopez.

Në fraksionin e dytë golin e siguroi Lamine Yamal për të bërë që Hansi Flick të qëndronte i qetë në stol.

Tanimë do jetë shorti i lirë që do përcaktojë edhe çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit në Spanjë.

 

EMISIONET