Buffon flet si kreu i ri i delegacionit të Italisë: Mos më krahasoni me Viallin, e papritur dorëheqja e Mancinit
Vera e ndryshimeve në FIGC. Nga Italia e femrave tek meshkujt U-21, duke kaluar nëpër ekipin kombëtar të seniorëve, federata e sheh stafin e saj të kthyer kokëposhtë pas lamtumirës së Nicolato, Mancini dhe Bertolini. Fytyra të reja dhe rikthime të vjetra për rrugëtimin e ardhshëm.
Mes tyre është Gigi Buffon, i cili u tërhoq pas gati tri dekadash karrierë, u bë kreu i delegacionit të një ekipi kombëtar që tani ka Spallettin si trajner në vend të Roberto Mancinit, i cili nga ana e tij ka marrë drejtimin e Arabisë Saudite.
Në funksion të ndeshjeve të radhës, me Italinë të angazhuar fillimisht në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut dhe më pas kundër Ukrainës, Buffon u prezantua si shefi i ri i delegacionit axurr. Një rol që do ta mbulojë në vitet në vijim, si një pikë kthese në karrierën e tij. Pra, do të mbetet ende i lidhur me futbollin.
Kreu i fundit i delegacionit të Italisë ishte i ndjeri Gianluca Vialli, i cili vdiq në janar 2023. Buffon ka dashur të kujtojë një nga simbolet e axurrëve të sezoneve të fundit, duke theksuar megjithatë se nuk dëshiron të krahasohet me të:
“Kujtim i jashtëzakonshëm dhe i bukur, patëm një marrëdhënie të jashtëzakonshme jashtë fushës. Do të ishte gabim të mendoja të arrija menjëherë nivelin e tij. Secili prej nesh ka të kaluarën e tij, një rrugë. Të jesh në gjendje të vish këtu, duke u përpjekur të ri-propozosh Viallin, do të ishte gabim, nuk do të mund të ngrihesha në lartësi”.
“I falënderoj ata që më donin këtu, – shtoi Buffon. – Ta imagjinoj veten këtu është diçka që më bën krenar, më stimulon, më bën njeri të lumtur. Po kthehem në një mjedis që mendoj se e njoh mjaft mirë. Përmbledhja e rolit tim është të jap një kontribut të vogël në atë që do të jetë gjithë dinamika e kombëtares në të ardhmen”.
Për Buffon do të jetë roli i parë jo si futbollist pas 25 vitesh, në të cilat shkëlqeu me doreza në duar. Sërish pjesë e futbollit, por jo më si portier. Mancini nuk është më trajner i Italisë, i zëvendësuar nga Spalletti: “Në ditët e fundit kam pasur fatin të jem pranë presidentit Gravina dhe trajnerit me stafin e tij.
Kam dëgjuar për koncepte, emocione, vlera që janë thelbësore për mua, nëse doni të arrini një objektiv maksimal. Pastaj ka edhe kundërshtarë për t’u marrë parasysh. Kam ndjesinë se Italia ka gjetur njeriun e duhur në kohën e duhur me trajnerin e ri”.
Fusha do të flasë si zakonisht, objektivi i kualifikimit në “Euro 2024” është minimumi, për të konfirmuar veten me një titull të ri në nivel kontinental. Buffon jep mendimin e tij dhe për dorëhqejen e Mancinit: “Çfarë doni t’ju them… Presidenti, trajneri tashmë ka folur, është një zgjedhje e papritur, të cilës megjithatë federata i ka dhënë përgjigje shumë të shpejta dhe bindëse. Kjo është gjëja që iu intereson më shumë axurrëve”.