Botërori 2026, Shtrepi: Gjykimi i arbitrave po shkatërron futbollin, duhen rishikuar protokolli

Analizat e fundit sportive kanë nxjerrë në pah një problematikë të madhe që po zbeh bukurinë e lojës së futbollit: vendimet e dyshimta të arbitrave dhe rishikimet e ekzagjeruara të aksioneve. Një nga përballjet më të komentuara së fundmi, ku skuadra e Norvegjisë dominoi me agresivitet dhe nivel të lartë kërkese gjatë gjithë 90 minutave, u përcaktua fatkeqësisht nga gabimet e atyre që duhet të vendosin drejtësi në fushë.

Trajneri i futbollit, Josel Shtrepi i ftuar në emisionin “Ora e Botërorit” në “Ora Neës” u shpreh se futbolli ka arritur në një pikë kritike ku çdo ndeshje po shoqërohet me dyshime të forta nëse po luhet apo jo një sport i vërtetë.

Fusha po kthehet në një mjedis ku nuk kalon gjithmonë skuadra që e meriton, pasi ndërhyrjet e arbitrave janë bërë kaq të shpeshta sa i kanë humbur lezetin edhe vetë diskutimit sportiv.

Rastet e fundit flasin vetë dhe konsiderohen absolutisht të tepruara nga ekspertët e fushës. Gola që shënohen dhe më pas anulohen për shkak të një krosimi të rishikuar, apo faulle të shkaktuara 60 deri në 90 metra larg portës që kthehen në shkak për të zhvlerësuar aksionet, janë kthyer në një normë shqetësuese. Kulmi i këtyre vendimeve absurde u shënua me rastin e një topi inekzistent dhe të paprekur nga lojtarët e Kroacisë, i cili shërbeu si pretekst për të anuluar një tjetër gol të rregullt. Situata të tilla po ngrenë pikëpyetje serioze mbi të ardhmen dhe integritetin e këtij sporti.

PËR MË SHUMË NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BOTËRORIT”

EMISIONET