Bota e futbollit në Zi/ Ish-mesfushori ikonë i Milanit ndahet nga jeta në moshën 81-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2023, 07:47
Bota e futbollit, në veçanti ajo e futbollit italian është në zi. Ish-mesfushori që u rrit te klubi i Milan dhe që debutoi në futbollin profesionist në vitin 1961, Giovanni Lodetti u nda nga jeta këtë të premte, në moshën 81-vjeçare.
Me “kuqezinjtë” e Italisë, Lodetti ka bërë gjithsej 288 paraqitje, duke shënuar 26 gola përpara se të transferohej te Sampdoria në vitin 1970 ku qëndroi për katër sezone.
Foggia dhe Novara ishin dy skuadrat e tij të fundit, përpara se të tërhiqej nga futbolli në vitin 1978.