Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man United

Ten Hag akuzohet se favorizon disa lojtarë para të tjerëve te Man

Sipas talkSPORT, ka pakënaqësi në dhomën e zhveshjes së Manchester United për shkak të trajtimit të Jadon Sanchos nga Erik ten Hag.

Disa lojtarë thuhet se nuk pajtohen me vendimin e trajnerit për të dëbuar anësorin, i cili ka ‘refuzuar’ të kërkojë falje.

Ata gjithashtu janë ‘lodhur’ nga kritikat e vazhdueshme të Ten Hagut kur nuk i përmbushin standardet e tij.

Kjo nuk është e gjitha, disa lojtarë mendojnë se holandezi ka të preferuar brenda skuadrës pasi nuk i kritikon aq shumë.

Falë tre humbjeve radhazi, ka dyshime edhe për taktikat dhe qasjen e tij për të bërë zëvendësime.

Këto çështje jashtë fushës nuk janë të mira me një përballje të Ligës Premier kundër Burnleyt.

EMISIONET