“Bisha e deteve”, pronari i Manchester City blen jahtin e “frikshëm”

Pronari i Manchester City, sheiku Mansour ka blerë një jaht me vlerë 500 milionë pound, një nga më të mëdhenjtë që janë aktualisht në qarkullim. Manjati nga Lindja e Mesme do ta quajë “bishën” e deteve “Blue” në nder të skuadrës kampione të Premier League.
Sipas të dhënave të grumbulluara nga “The Sun”, bëhet fjalë për jahtin e katërt më të madh të planetit me 40 kabina për 48 të ftuar dhe disa zona argëtimi, përfshirë edhe një pishinë gjigande.

Dhoma të bollshme me ballkone, 80 veta staf dhe gjatësi më shumë se 500 këmbë. Motorri gjysmë-elektrik e bën këtë mjet shumë miqësor me ambjentin ndërsa sistemi i riciklimit të ujit është një risi absolute.
Bild shkruan: “Për të mbushur tërësisht serbatorin e ‘Blue” nevojiten 500 mijë pound por kur vjen fjala ta përmasat, vetëm një ose dy në botë ia kalojnë. Nuk ka asnjë mjet më të sigurt se ky jaht në det të trazuar”.
51-vjeçari Mansour ka një pasuri me vlerë 17 miliardë pound të ndërtuar falë kompanisë së naftës “Petroleum Investment Company”. Ai është deputet në parlamentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore të vendit nga Lindja e Mesme.
E bleu Manchester City-n në vitin 2008 për 210 milionë pound dhe deri tani ka arritur të fitojë 6 tituj në Premier League.

