“Nënshkruaj por nuk të paguaj”. Ballkani kampion, tre vende nuk pranojnë t’i paguajnë futbollistët
Kush dëshiron të luajë futboll në nivele profesioniste bën mirë të mos nënshkruajë në Greqi, Turqi dhe Rumani. FIFPro, shoqata ndërkombëtare e trajnerëve dhe lojtarëve publikon listën e vendeve më pak korrekte në shlyerjen e detyrimeve ndaj lojtarëve ku tre shtetet më pak të rregullta në kontinent bëjnë pjesë në Ballkan.
Ndoshta Shqipëria nuk ka qenë pjesë e analizave të FIFPro por e sigurt është që në Greqi, Turqi e Rumani lojtarët që shkojnë të vazhdojnë karrierën, duhet të bëjnë shumë kujdes në kontratat që nënshkruajnë.
Afër vendeve europiane në këtë aspekt qëndrojnë edhe Algjeria e Libia në Afrikën veriore ndërsa në Azi, Kina dhe Arabia Saudite kryesojnë listën.
Rumania përbën shqetësim shumë të madh në Europë pasi gjatë viteve të fundit, numri i lojtarëve të pashkqyer është rritur me një ritëm të frikshëm, ndërsa dy vitet e fundit edhe Greqia ka ndezur alarmin pasi është rritur nunri i lojtarëve që kërkojë ndihmë nga fondi i ndihmës.