Barcelona bie në Milano/ Shtatë gola në “San Siro”, zikaltrit rimarrin FINALEN në shtesa (VIDEO)

Interi është kualifikuar për në finalen e Champions League. Pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, edhe akti i dytë u mbyll në të njëjtat shifra, ndërkohë për të përcaktuar fituesin u desh koha shtesë.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën menjëherë në sulm.
Për të ardhur te goli, zikaltërit “rrëmbyen” një top para zonë, me Dumfries që shërbeu mjaft mirë për Lautaron, i cili e kishte lojë fëmijësh që të shënonte.
Katalanasit provuan të reagojnë, por hasën mjaft vështirësi.
Në fundin e pjesës së parë, Mkhitaryan fillimisht dhe më pas Çalhanoglu shkaktuan “dridhërima” teksa iu afruan golit të dytë.
Nuk kishte mbaruar ende asgjë nga ky fraksion i çmendur, pasi të besuarit e Inzaghit fitojnë penallti pas një pengimi të Lautaros, me 11-metërshin që u përkthye në gol nga Calhanoglu.
Ekipi i Flick u fut në lojë në fillimin e pjesës së dytë me golin e Garcia. Për të barazuar shifrat mendoi Olmo. Raphinha përmbysi ndeshjen por në limite Acerbi dërgoi ndeshjen në shtesë.
Pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 3-3, Interi ka rimarrë avantazhin ndaj Barcelonës në shtesa duke i çuar shifrat në 4-3.
Në minutën e 98-të, Thuram merr një e nga një pas vetes mbrojtësit e Barcelonë dhe pason për Taremin brenda zonës.
Ky i fundit asiston për Davide Frattesi, i cili me një goditje të bukur dërgon topin në rrjetë dhe kalon Interin në avantazh.
Dhe pas rastesh të humbura nga të dy skuadrat, ky ishte dhe goli që çoi Interin në finalen e Mynihut. Në finale, italianët presin fituesin e Psg-Arsenal.
Inter – Barcelona 4-3 – Shiko golat


