Bano: Gabimi i madh i Dinamos është që tha qysh në korrik se do të dalin kampion

Në Ora Sport në RTV Ora nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, Artan Bano, trajner u shpreh se gabimi i madh i Dinamos është që thanë qysh në korrik se do të dalin kampion.
Ai tha se ata po vuajnë tani renditjen dhe se problemi i Dinamos është se duhet të fitojë vetë njëherë, por duhet të merret edhe pak me kundërshtarët.
Artan Bano: Gabimi i madh i Dinamos është që thanë qysh në korrik se do të dalin kampion. Aty gabuan të gjithë qysh nga presidenti. Ata po vuajnë tani renditjen. Problemi i Dinamos është se duhet të fitojë vetë njëherë, por duhet të merret edhe pak me kundërshtarët.


