Ballkani triumfon me një gol diferencë, kualifikimi mbetet i hapur (Video)

Ballkani triumfon me një gol diferencë, kualifikimi mbetet i hapur

Ballkani fiton por ka shumë keqardhje nga ndeshja e Prishtinës kundër Klaksvik ku triumfoi 3-2 edhe pse mori kryesimin me tre gola avantazh për të lëshuar shumë terren në pjesën e dytë.

Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut, Ilir Daja, e nisi ndeshjen me golin e Nazmi Gripshit në minutën e 30.

Më pas ishte Korenica që dyfishoi shifrat për ta çuar me avantazhin e dy golave në pushim skuadrën kampione të Kosovës.

Nuk mund të mungonte Rrahmani në llogaritë e ndeshjes me supergolin e tretë.

Gjithsesi ndeshja mbeti e hapur dhe skuadra nga Ishujt Faroe në mënyrë të pabesueshme u rikthye në lojë me dy gola që e komplikojnë situatën për Ballkanin në ndeshjen e një jave më pas në Torshavn.

Skuadra që kalon këtë tur, siguron të drejtën për ndeshjen play off të UEFA Conference League.

EMISIONET