Broja debuton me Chelsean në Premier League. 25 minuta në suksesin e bluve

Armando Broja realizon ëndrrën e tij dhe bëhet i pari lojtar i Kombëtares qe luan me fanellën e Chelseat në Premier League.
Les débuts avec Chelsea en PL pour cette saison pour A. Broja ✅pic.twitter.com/VXFKTSQaSs
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) August 6, 2022
25 minuta i dha në këmbë trajneri Thomas Tuchel në transfertën e Liverpool kundër Everton, duke konfirmuar besimin që ka ndaj shtatlartit shqiptar.
20-vjeçari me origjinë nga Shkodra e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 75 në vend të qendërsulmuesit Kai Havertz duke dhuruar disa momente dhe sinjale në fushën e lojës me një faull të fituar dhe një goditje me kokë drejt portës së Pickford.
A third switch.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 6, 2022
???? 0-1 ⚪️ [74] #EveChe pic.twitter.com/NyRWarQ97T
Aktivizimi në ndeshjen e parë të sezonit konfirmon faktin se Tuchel planifikon ta mbajë në skuadër bomberin shqiptar duke refuzuar përfundimisht ofertat e disa klubeve në Premier dhe Serie A.

