ARMANDO BROJA VLEN 25 MILIONË EURO! Chelsi vendos kushtin për transferimin e sulmuesit shqiptar

Chelsi nuk do të pranojë transferimin e Armando Brojës pa arritur në një kontratë prej 25 milionë eurosh. Mediet kanë zbuluar se janë të paktën katër klube që interesohen për shërbimet e tij, por ende nuk janë dhënë detaje për ofertat konkrete

ARMANDO BROJA VLEN 25 MILIONË EURO! Chelsi vendos kushtin për

Çmimi i sulmuesit shqiptar Armando broja nuk do të jetë më pak se 25 milion euro. the athletic bën të ditur se chelsi nuk ka pranuar të ulë më pak vlerën e 23 vjeçarit i cili për shkak të dëmtimeve në këto dy vite ka qenë pak prezent në fushë.

Tashmë janë katër ekipe që interesohen për të marrë shërbimet e tij.  Në Serie A, Parma po kërkon të përforcohet pasi sulmuesi i tyre Ange-Yoan Bonny u transferua te Interi.

Në Bundesligë, Stuttgart mund të jetë në një pozicion të ngjashëm nëse humbasin Nick Ëoltemade te Bayern Munich. RB Leipzig po e mban nën vëzhgim edhe lojtarin e kombëtares së Shqipërisë.

Së fundmi në Eredivisie, PSV Eindhoven kujton periudhën mbresëlënëse të Brojës si huazim te Vitesse disa vite më parë dhe po shqyrton një ofertë për të.

Fillimisht u tha se për brojën do të kërkohej 10 deri në 15 milionë euro, por mesa duket gjendja e tij fizike e përmirësuar dhe interesimi i ekipeve për të ka bërë që Vlera e sulmuesit të shkojë drejt 25 milionëve edhe pse ai thuhet se nuk konsiderohet si pjesë e ekipit të chelsit.

Në sezonin e shkuar Broja shkoi si i huazuar tek everton, por për shkak të dëmtimit u aktivizua vetëm në pak ndeshje por pa shënuar gol dhe pa lënë gjurmë të forta.

Megjithatë negociatat për të do të vijojnë deri në fund të gushtit për të parë dhe se në cilin ekip ai do të luaj

EMISIONET