Armand Duka tregon çfarë do të bëjë kur të mos jetë president i FSHF-së
Armand Duka, president i FSHF-së në emisionin "Ora Sport" ka treguar se çfarë do të bëjë në mmentin që nuk od të jetë më president i FSHF-së.
Ai tregoi se ka dëshirë që të drejtojë një klub.
"Mjafton që të shoh shumë fëmijë duke luajtur futboll, të ketë shumë fëmijë nëpër fusha, ai do të jetë kulmi i kënaqësisë", u shpreh presidenti i FSHF-së.
Altin Sulçe: Do të kishe dëshirë të menaxhoje një klub?
Armand Duka: Padyshim që më pëlqen. Më pëlqen që ta provoj dhe jam i sigurtë që do të kisha të paktën financiarisht të suksesshëm.
Klodiana Bufi: Kur të mos jesh më president do të jesh në krye të një klubi, të drejtosh një klub?
Armand Duka: Me dëshirë po. Mjafton që të shoh shumë fëmijë duke luajtur futboll, të ketë shumë fëmijë nëpër fusha, ai do të jetë kulmi i kënaqësisë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.