Argjentina në gjysmëfinale përballë Kroacisë, Holanda gabon nga 11 metrat (VIDEO)

Argjentina në gjysmëfinale përballë Kroacisë, Holanda

Argjentinë-Kroaci. Gjymëfinalja e parë e Kupës së Botës 2022 do të jetë kjo. Të martën në orën 20:00 kampionët e Amerikës së Jugut sfidojnë nënkampionët e botës. Lionel Messi ndriçoi sërish në një mbrëmje të madhe për bardhekaltërit duke shënuar një gol por duke dhuruar edhe një asist që e çon skuadrën e Lionel Scalonit në fazën më të nxehtë të kompeticionit që po zhvillohet në Doha. Holanda u zgjua vonë barazoi në frymën e fundit me dy gola të Veghost por nuk kaloi testin e 11 metërshave pas 120 minutave lojë.

Supremaci e Argjentinës në një ndeshje që kishte vetëm një drejtim deri në minutën e 80 kur portokallinjtë shkurtuan shifrat me golin e Verghost që shënoi edhe një tjetër në minutën e 10 shtesë.

Ndeshja shkoi në shtesë ku Argjentina ishte dominuese ndërsa në fund ishin bardhekaltërit që triumfuan duke përfituar edhe nga dy gabimet e para në ekzekutim të holandezëve.

Argjentina pa yje por me Messin frymëzues në çdo aksion dhe në një stadium të ndezur në shumicë bardhekaltër, u ngjit në krahët e entuziazmit për t’u rikthyer në një gjysmëfinale pas 8 vitesh. Holanda në krahun tjetër i jep fund një rrugëtimi jo shumë bindës me një grup të përbërë nga emra pak të njohur ndërsa Van Gaal i jep lamtumirën futbolli të rëndësishëm.  

EMISIONET