Tite zyrtarizon largimin nga stoli i Brazilit pas eleminimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2022, 21:54
Tite largohet nga posti i trajnerit të Brazilit pas disfatës së radhës në çerekfinalen e Kupës së Botës. Tekniku i Selecaos e njoftoi fundin e aventurës me një humbje që do të mbahet mend gjatë.
“Është fundi i një cikli. E kam thënë që një vit e gjysmë më parë që do të largohesha, sido që të shkonin gjërat këtu në Katar. Është një shumbje shumë e dhimbshme por unë jam në paqe me veten time”, deklaroi Tite në konferencën për shtyp pas ndeshjes.