Anglia humbet sulmuesin e Chesea-t për duelin me Shqipërinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 23:22
Cole Palmer nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshet e Anglisë, në eliminatoret e Botërorit.
Sulmuesi i Chelsea ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë në grumbullimin e “Tre Luanëve”.
Palmer mungoi në ndeshjen Arsenal-Chelsea, ndërsa trajneri Enzo Maresca zbuloi pas takimit se sulmuesi pritet të jetë gati vetëm pas pushimit të kombëtareve.
Palmer ishte fillimisht pjesë e listës së publikuar nga trajneri Thomas Tuchel, por tani do të bëhen ndryshime.