Aleksandar Stankovic transferohet te Club Brugge, Interi ruan të drejtën e riblerjes

Aleksandar Stankovic nuk është më lojtar i Interit. Klubi zikaltër ka njoftuar zyrtarisht kalimin e mesfushorit të ri te Club Brugge në Belgjikë, në një marrëveshje përfundimtare, por me një klauzolë riblerjeje në favor të Interit.
Sipas detajeve të publikuara, Interi do të përfitojë 10 milionë euro nga shitja e mesfushorit të lindur në vitin 2005, ndërsa do të ketë mundësinë për ta rikthyer në Milano për 23 milionë euro në vitin 2026 ose për 25 milionë euro në vitin 2027.
Po ashtu, klubi italian do të përfitojë një përqindje nga një shitje e ardhshme, e cila do të variojë nga 12% deri në 15%.
Stankovic, djali i legjendës serbe Dejan Stankovic, ishte pjesë e akademisë së Interit dhe shihej si një nga talentët më premtues të brezit të tij.
Pas një periudhe të rëndësishme zhvillimi në radhët e të rinjve dhe me paraqitje të paktë në ekipin e parë, ai tashmë do të kërkojë të konsolidohet në elitën e futbollit belg.
Në një mesazh emocional në rrjetet sociale, Stankovic i dha lamtumirën klubit që e formoi:
“Nuk e di nëse ky është një lamtumirë apo një mirupafshim, këtë e di vetëm fati.
Ajo që di unë është se ka ardhur momenti për të falënderuar.
Faleminderit Inter, faleminderit çdo personi që kam takuar gjatë këtyre viteve.
Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan të realizoj ëndrrën e jetës time dhe që më përgatitën për sfidat emocionuese që më presin. Ndoshta një ditë do të takohemi sërish...”

