Conference League/ Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia-Vikingur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2025, 19:46

Vllaznia përballet sonte në orën 20:30 me Vikingurin në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Kuqeblutë zbresin në fushë me disa ndryshime të rëndësishme: mungon portieri Qarri, ndërsa sulmuesi Bismark, i ardhur së fundmi nga Skënderbeu, është titullar që në debutim.
Po ashtu, bie në sy mungesa e Dodajt, i transferuar te CSKA Sofie.
Trajneri Martini ka zgjedhur skemën 4-3-3 për këtë sfidë, me Balajn që udhëheq sulmin si kapiten, në kërkim të një rezultati pozitiv në këtë aventurë europiane.


