Alan Shearer i sigurt: Ky lojtar udhëheq Anglinë drejt triumfit në “Euro 2024”

Alan Shearer i sigurt: Ky lojtar udhëheq Anglinë drejt triumfit

“Ikona” e njohur, Alan Shearer, në një intervistë të dhënë së fundmi u shpreh se Anglia ka mundësi të madhe për të fituar Europianin.

Ai theksoi se Jude Bellingham do të jetë “faktori X” që mund të udhëheqë “Tre Luanët” drejt kurorës së titullit.

“Ne kemi një mundësi shumë të madhe për ta fituar turneun, pa dyshim. Herën e fundit humbëm me penallti, në Wembley.

Është një mundësi për këta djem që të bëjnë historinë, siç e bëri brezi i ’66-ës.

Të shpresojmë se do t’ia dalin. Anglia duhet të gjejë një mënyrë për ta arritur suksesin, sepse mendoj se ky është viti i duhur.

EMISIONET