Abramovich nuk njeh krizë, i dhuron vetes “lodrën” 500 mln euro

Abramovich nuk njeh krizë, i dhuron vetes “lodrën” 500 mln

Kur bëhet fjalë për humbjet miliona dollarëshe të klubeve të mëdha të futbollit për shkak të pandemisë, ia vlen të shikosh edhe si po shkon situata me pronarët e këtyre klubeve. Në rastin e Chelsea-t dhe Roman Abramovich, duket se kriza nuk mund të identifikohet me manjatin rus i cili vijon të bëjë shpenzime të çmendura a thua sikur nuk do të ketë një të nesërme.

Për të freskuar memorien, vetëm sezonin e kaluar klubi anglez shpenzoi 250 mln euro për t’i dhënë Lampard një ekip plot me talente që nga Werner, Ziyech, Havertz dhe nuk ishte aspak problem për Abramovich i cili nuk mjaftohet me kaq.

Së fundmi ai ka pasur kohë të shkojë në një kantier detar për të prodhuar një tjetër lodër të vogël, tepër “modeste”, një jaht të ri super luksoz, të quajtur Solaris, 140 metra i gjatë dhe një kosto përfundimtare që shkon deri 500 milion Euro, një gjigand i vërtetë detar.

Abramovich nuk njeh krizë, i dhuron vetes “lodrën” 500 mln

Në fakt ky nuk është jahti i parë e as i fundit sepse me Abramovich mund të luash me anije detare si në lojërat online teksa Solaris është mega jahti i pestë që i shton trashëgimisë e tij. Nuk është as më i madhi që zotëron pasi në vitin 2010 u ndërtua një tjetër, Eklipsi, i dyti për nga madhësia në planet (162 metra).

EMISIONET