13 blerje të reja gjatë verës, ja kush janë lojtarët që po luajnë më tepër te Tirana

13 blerje të reja gjatë verës, ja kush janë lojtarët

Tirana bëri një revolucion të madh në maj-gusht, duke larguar 11 futbollistë nga ekipi. Një ndryshim rrënjësor i skuadrës që bëri që skuadra të marrë 13 lojtarë të tjerë.

Po ku janë lojtarët që deri dje ishin pjesë e bardhebluve dhe që u larguan pa një pa dy nga skuadra me urdhër të drejtuesve, të cilët për atë që futbollistët dhanë në fushë e kishin vendosur që ta shkrinin ekipin.

ABAZAJ – Lojtari luan në kampionatin turk, por këtë sezon është aktivizuar vetëm një takim, pasi është i dëmtuar dhe po riaftësohet në Shqipëri. Ai ka firmosur me Ankara Keciorenguçunë për sezonet në vazhdim.

PATRIK – Braziliani vendosi që të lërë Shqipërinë për të firmosur në Emiratet e Bashkuara Arabe me Hata Club. Këtë kampionat skuadra nuk ka luajtur. Edhe braziliani nuk ka qenë në fushën e lojës. Si puna e Patrikut janë edhe lojtarë të tjerë si Mustafë Abdullahu që është te Malisheva, Liridon Latifi te Shkëndija. Të dy këta futbollistë shkuan në momentet e fundit në ekipet e tyre. Dijar Nikqi dhe Filip Najdovski edhe pse kanë shkuar në skuadrat e tyre, sërish nuk janë aktivizuar në asnjë minutë për arsye të ndryshme.

DELIU – Një nga lojtarët e aktivizuar me skuadrën e re është Ardit Deliu. Mesfushori firmosi te Vllaznia dhe gjatë kësaj vere. Ai ka qenë në fushën e lojës në 4 sfida dhe 349 minuta me fanellën kuqeblu.

LUSHKJA – La Tiranën për Egnatian. Mesfushori është titullar i padiskutueshëm te kampionët. Në këtë fillim kampionati ka luajtur shtatë takime dhe 499 minuta, duke shënuar madje edhe një gol. Një ndryshim, pasi Regi, ndryshe nga Tirana tani është titullar i padiskutueshëm.

KAPITENI HOXHALLARI – Edhe kapiteni Erion Hoxhallari luan në Poloni me skuadrën e tij të re në 7 takime, 438 minuta. Edhe mbrojtësi është titullar i padiskutueshëm. Ndoshta një humbje për bardheblutë.

LULAJ – Një tjetër lojtar që është titullar në këtë kampionat, por i larguar nga Tirana është Bruno Lulaj. Me AF Elbasanin është kapiten dhe titullar në tri ndeshje, në 270 minuta dhe një gol të shënuar.

LIKA – Ilion Lika, lideri i bardhebluve për shumë vite, ka lënë futbollin. Ai tani është bërë opinionist dhe e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

EMISIONET