Është shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme ( 6 prill) një nga kontrollorët e Rinasit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se bëhet fjalë për Muhni Meziri.

Rrethanat dhe arsyet mbeten të paqarta. Në vijim priten më shumë detaje.

Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, Tirane ka filluar hetimet per situatën e ndodhur ne aeroportin e Rinasit.

Vepra penale per te cilen po hetohet lidhet me Shperdorim detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga ana e oficereve te policise gjyqësore, po kryhen veprimet e duhura hetimore per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes se ndodhur.

Po vijojnë veprimet hetimore ne drejtim te evidentimit te rolit te secilit prej personave te përfshire ne kete ngjarje.

Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë morën pasditen e sotme në kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tiranës pas grevës së kontrollorëve.

Ende nuk ka një vendim te zbardhur apo urdhër qeverie, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli me një sqarim të ilustruar me videon e dërgimit të ushtrisë.

 Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambjentet.