Ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë marrin nën kontroll aeroportin ndërkombëtar të Tiranës  pas grevës së kontrollorëve. Ende nuk ka një vendim te zbardhur apo urdhër qeverie, por ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi doli me një sqarim të ilustruar me videon e dërgimit të ushtrisë. Ndërkohë ministrja e Infrastrukturës Balluku paralajmëroi punonjësit të rikthehen në punë ose do të dëbohen me forcë nga ambjentet.

Forcat e Armatosura dhe Ekipet e Ndërhyrjes së Shpejtë blindojnë aeroportin e Rinasit.

Në mënyrë të beftë, pasditen e së mërkurës ekipet e dy strukturave zbarkuan në këtëe territor pas grevës së kontrollorëve të aeroportit. 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një postim facebook bëri me dije se një levizje e tillë shtë ndërmarre pasi aeroporti “Nënë Tereza” është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare.

Peleshi: Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare dhe  strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.

Edhe Ministrja e Infrastruktures, Belinda Balluku, u bëri thirrje kontrollorëve që të rikthehen në punë ose për ndryshe do të nxirren me forcë nga institucioni.

Me këtë veprim, tha ajo, ata mund të kryejne aksione të tjera të rrezikshme për hapësirën shqiptare.

Balluku: Të gjithë kontrollorët e trafikut ajror që ndjejnë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Shqipërisë të kthehen menjëherë në detyrë sipas rosterit apo organizimit të turneve që keni pasur apo që mund të keni dhe që drejtuesit tuaj do t’ju organizojnë.

Të gjithë ata kontrollorë që kanë vendosur ta mbyllin duqanin më vjen keq por ky nuk është një dyqan, ky është Albkontroll, navigimi ajror i Shqipërisë, i cili përveç të tjerash është një ndërtesë e sigurisë së lartë dhe për shkak të veprimeve të papërgjegjshme që keni bërë deri tani na lind e drejta të humbim besimin ndaj jush.

Është humbur besimi ndaj disave prej jush dhe nga momenti që bëtë këtë veprim mund të kryeni dhe aksione të tjera shumë më të rrezikshme për hapësirën shqiptare dhe për popullin shqiptar për këtë arsye nga ky moment ndërtesa do të merret në ruajtje nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe nga ky moment policia e shtetit do të bëjë detyrën për të liruar ndërtesën nga ata kontrollorë të cilët kanë vendosur të mos jenë më kontrollorë.

Shpresoj që gjithë ato vajza dhe djem që janë rritur në Albkontroll dhe që ndjejnë përgjegjësinë për popullin shqiptar ti kthehen detyrës, të mbyllet këtu kjo histori dhe të harrohet sa më shpejt ky turp.

Shkurtimi i 5 punonjësve të Albcontrol dhe shkurtimi i pagave për 3 punonjës të tjerë pa paralajmërim dolli bllokimin e fluturimeve nga ky aeroport.

Protestuesit kanë paralajmëruar se e njëjta situatë do të vazhdojë.

Vendimi ka shkaktuar rradhë pritjeje në aeroportin ndërkombëtar.

Për të zgjidhur ngërçin, Sindikata e Albcontroll ka kërkuar takim me ministren Belinda Balluku.

Ajo nuk mundi të zgjidhë ngërçin, por doli me kërcënime, duke e cilësuar grevën e kontrolloreve,  si grusht shteti të organizuar nga presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Greva e punonjësve mori vëmendje të gjerë. Madje në facebook, kryeministri është shprehur se protesta është cënim i sigurisë kombëtare dhe ka kërcënuar kontrollorët me ndjekje penale.

Qëndrimet kanë sjellë dhe reagimin e presidentit Ilir Meta.

Me Ramën ai bie dakord se është cënim i sigurisë kombëtare, por shprehet se palët duhet të ulen për të gjetur zgjidhje.

Meta i kërkon kontrollorëve rikthimin në punë dhe qeverisë i kërkon të shqyrtojë me kujdes kërkesat e protestuesve.

Edhe Basha po përmes tëitterit shprehet se i vetmi përgjegjës për grevën e Albcontroll është Rama.

Si u mbyll hapësira ajrore shqiptare

Hapësira ajrore shqiptare u mbyll të mërkurën e 7 prill pasi kontrrollorët e trafikut firmosën kontratën e paaftësisë në punë duke sjellë dhe pezullimin e fluturimeve nga Rinasi.

Situata e krijuar u bë shkak për anulimin e 13 fluturimeve të parashikuara për ditën e mërkurë.

Ministrja e Infrasktrukturës dhe Energjisë u takua me kontrollorët e trafikut ajror, por biseda zgjati vetëm pak minuta dhe pjesëmarrësit dolën të irrituar.

Thonë se në takim nuk u gjet asnjë dakordësi.

Punonjësit e Albcontroll thonë se nuk do të rikthehen në punë nëse nuk plotësohen kërkesat për rikthimin në punë të kolegëve të shkarkuar një ditë më parë dhe shfuqizimin e vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive dhe transparencë financiare e plotë për vitin 2020;Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Ministrja Balluku u bëri thirrje kontrrollorëve të rikthehen në punë duke i kërcënuar me masa ndëshkimore.

Greva nxiti reagimin e Kryeministrit Edi Rama që akuzoi Presidentin Meta si një nga personat që ka nxitur bllokimin.

Por kreu i shtetit paralajmëroi se përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit do t’ia jap nga Vlora.

Ndërsa kreu i PD Basha është shprehur se pas pezullimit të punës në Rinas qëndron vetë kryeministri Rama.