"Shtyhet" drejtësia për dosjen "184" të Dibrës, nuk gjendet adresa e Kryebashkiakut

Pas më shumë se 3 viteve hetimeve e debateve politike, dosja 184 për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër mbetet ende pezull! Seanca ku do të vendosej dërgimi për gjykim ose rrëzimi i punës së prokurorisë u shty për më 29 Janar. Shkak u bë mungesa e disa personave nën hetim mes të cilëve edhe kryebashkiakut të Dibrës dhe kërkesa e PD si palë në process për tu njohur me aktet.


Kryebashkiaku aktual Dibrës, Dionis Imeraj këtë të premte do të njihej zyrtarisht me rrëzimin e akuzave për përfshirje në shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 si pjesë e dosjes së bujshme 184.

Por edhe pse u paralajmërua se në gjykatë do ti pushohej hetimi, ai ishte një prej shkaqeve për një tjetër vonesë në nisjen e shqyrtimit  e një prej çështjeve me të nxehta të 3 viteve të fundit dhe që ka përplasur palët politike.

Për mungesën e kryebashkiakut u dha një argument i çuditshëm.

“Nuk ishte gjetur banesa e kryetarit të Bashkisë së Dibrës.  Si duket mbase nuk është në Dibër.”

Përveç Dionis Imerajt, Prokuroria e Dibrës ka kërkuar pushim  të hetimit edhe për  shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi dhe Afrim Mikli.

Sipas Prokurorisë akuza për shitblerjen e votës ka kaluar afatet e parashkrimit çka është ankimuar nga Partia Demokratike si palë në proces, e cila ka kërkuar në këtë seancë kohe për tu njohur me aktet

“Pasi të shqyrtojmë të gjitha aktet e shqyrtimit penal, si dhe të gjithë fashikujve të CD me bisedat telefonike, atëherë do të bëjmë edhe plotësimin e ankimit, sepse është një e drejtë që na e njeh ligji.”

Prokuroria e Dibrës ka vënë në akuzë vetëm 4 persona, pas hetimeve që përfshinë politikanë, zyrtare vendore, biznesmenë e votues.

Këta të fundit akuzohen se kanë përjashtuar disa familje nga skema e ndihmës ekonomike për bindje politike.

Disa prej tyre ishin në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa e konsideruan veten viktima të dosjes 184.

As kryetari i bashkisë nuk kishte strehë, as kryetari i partisë nuk kishte strehë, asnjë nuk ishte këtu. Viktimat ishin këtu”, thotë njëri prej familjarëve të të akuzuarve.

Dosja 184 ka kaluar 5 herë nga Tirana në Dibër, ndërsa PD kërkon që ajo të vuloset në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

“Të gjithë personat që kanë qenë nën hetim kanë funksionuar në bazë të një grupi strukturuar kriminal."

Dosja 184/ “Amnistohen” në Dibër, vetëm katër të akuzuar për shitblerjen e votës

“Si i do votat me filmim apo me dëshmitar?”Rtv Ora zbardh përgjimet e Dibrës

Vendi Lajme diber Lajmi i fundit Aktualitet dosja 184 shitblerja e votave

EMISIONET