"Wudy-t" me bakter të rrezikshëm, ekspertët e ISHP: Asnjë rast i konstatuar me sëmundjen "Lisetrioza"
Produktet “Wudi” në të cilat është konstatuar prezenca e bakterit “Listeria” kanë qarkulluar në Shqipëri gjatë dy javëve të para të shtatorit.
Firma importuese thotë se ka nisur tërheqja e produkteve nga tregu ndërsa specialistët e ISHP këshillojnë personat që i kanë konsumuar t`i drejtohen mjekut.
Deri më tani nuk është konstatuar asnjë rast me sëmundjen “Listerioza” shkaktuar nga ky bakter
“Kemi kaluar në shqyrtim të përvetësuar. Nuk ka raste në Shqipëri dhe theksojmë se "Lisetrioza" është një sëmundje që përfshihet në rastet e raportimit të detyrueshëm. Prej shumë vitesh nuk kemi pasur asnjë rast të dyshuar.”
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri nuk është konstatuar asnjë rast me sëmundjen infektive "Listerioza" shkaktuar nga bakteri "Listeria" që është gjendur në produktet e mishit "Wudy".
“Paraqet tempreaturë, dhimbje muskujsh, simptoma të ngjashme me gripin por mund të japë dhe forma më të rënda si ngrirje qafe, konfuzion apo humbje të ekuilibrit.”
Mjeku Artan Simaku thotë se më të rrezikuar nga kjo sëmundje janë gratë shtatzëna, personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit.
-
Putin do të urdhërojë 1 milion rusë të luftojnë në Ukrainë
22 Shtator, 16:13
Te të tjerët sëmundja shfaq simptoma të lehta që mund të kalojnë dhe pa mjekim.
“Më e përhapur është forma e lehtë, me diarre, me të vjella dhimbje koke e dhimbje muskujsh.”
Doktor Simaku këshillon qytetarët që t'i drejtohen mjekut nëse i kanë konsumuar produktet “Wudy” apo kanë simptomat e sipërpërmendura.
“Të gjithë personat që kanë këto shenja dhe nëse kanë konsumuar këtë produkt duhet të paraqiten te mjeku.”
Nga momenti i infektimit simptomat mund të shfaqen brenda dy javësh por periudha e inkubacionit mund të zgjasë edhe 90 ditë.
Produktet me prezencë të bakterit “Listeria” kanë qarkulluar në Shqipëri dy javët e para të muajit shtator ndërsa përfaqësues të firmës importuese thanë se ka filluar tërheqja e produkteve nga tregu, proces që po verifikohet edhe nga inspektorët e AKU në të gjithë vendin.