Shtohen rastet me Covid, 2.230 persona pozitivë në Vlorë, 525 në Sarandë
Vlora dhe Saranda kanë përjetuar një rritje të ndjeshme të rasteve me koronaviorus. Sipas ekspertëve atje, rritja e rasteve ka prekur shumë edhe nxënësit e shkollave bashkë me mësuesit, ndërsa ata që paraqiten me simptoma më të rënda janë të infektuar me variantin Delta.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka pësuar një rritje të shpejtë në vendin tonë ditët e fundit.
Rritja e rasteve pozitive është vërejtur edhe në Vlorë, ku aktualisht atje janë të infektuar 1498 persona.
Sipas specialistëve edhe temperaturat e ulëta po ndikojnë në rritjen e pozitivitetit.
"Ajo që dominon është klinika e një gjendje gripale".
Edhe tek moshat e reja është vërejtur një infektim masiv, ku aktualisht sipas zyrtarëve 250 nxënës dhe 126 mësues janë të infektuar.
"Situata ka ardhur duke u rënduar disi që nga fillimi i këtij".
Nga ana tjetër në Sarandë sipas shefes së Poliklinikës rastet më të shpeshta të infektimeve dhe që paraqiten rëndë në spital janë ato me variantin Delta.
-
-
Rama pyet shqiptarët: A duhet legalizuar kanabisi mjekësor?
23 Janar, 10:52
"Më shumë janë raste me Delta që kanë vështirësi me frymëmarrjen, ndërsa rastet Omicron nuk janë paraqitur me vështirësi në frymëmarrje."
Vetëm të shtunën në vendin tonë kanë rezultuar pozitivë 2,230 ndërsa që nga nisja e pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën 3297 për shkak të koronavirusit.


