Si ndikon konsumi i çokollatës në jetgjatësinë e njeriu?
Sipas një studimi të fundit grënia e çokollatës ul rrezikun e vdekjes me 12 përqind.
Rreziku i konsumatorëve të rregullt për sëmundje fatale të zemrës ose kancer bie deri në 16 për qind.
Ekspertët thonë se çokollata mund të ulë kolesterolin dhe presionin e gjakut.
Jiaqi Huang, profesoreshë e Institutit Kombëtar të Kancerit të SHBA-së në Maryland, tha se studimi mund të "zbusë pjesërisht shqetësimet në lidhje me rezultatet e pafavorshme shëndetësore nga konsumimi i ulët deri në mesatar i çokollatës".
Fondacioni Britanik i Zemrës tha se,"studimi nuk ishte mjaftueshëm përfundimtar për të rekomanduar konsumimin e çokollatës për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës"./THE SUN/