Indi: 27 persona të vdekur pasi zjarri shpërtheu në një ndërtesë

Indi: 27 persona të vdekur pasi zjarri shpërtheu në një

Të paktën 27 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një zjarr të madh në një ndërtesë tregtare në kryeqytetin e Indisë, Delhi .

Zjarri i madh shpërtheu në ndërtesën katërkatëshe pranë një stacioni hekurudhor në periferinë perëndimore të Mundka në orët e vona të pasdites të së premtes, por shkaku i tij nuk ishte i qartë.

“Njëzet e shtatë trupa të djegur u gjetën nga ndërtesa dhe dhjetra tw tjerw të plagosur po i nënshtrohen trajtimit”, tha Satpal Bharadëaj, i cili ishte në krye të operacioneve për shërbimin zjarrfikës të Delhi në vendngjarje.

Bharadëaj tha se kishte rreth 70 njerëz në ndërtesë kur shpërtheu zjarri.

Kryeqyteti indian prej 20 milionë banorësh aktualisht po vuan nga një valë të nxehti, me temperatura deri në 46 gradë Celsius.

Kryeministri i Delhi, Arvind Kejriwal, shkroi në Twitter: “I tronditur kur mësova për këtë incident tragjik. Unë jam vazhdimisht në kontakt me oficerët. Zjarrfikësit tanë të guximshëm po bëjnë të pamundurën për të kontrolluar zjarrin dhe për të shpëtuar jetë".

EMISIONET