Keni dhimbje këmbësh? Ja çfarë vitaminash keni mungesë në trup
Vitamina B12, magnezi dhe vitamina D ndikojnë në sistemin e nervave dhe muskujve të këmbëve.
Si pasojë mungesa e tyre në trupin tuaj do të shkaktojë dhimbje në këmbë.
Vitamina D
Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe muskujve. Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të çojnë në një gjendje të njohur si osteomalacia (zbutje e kockave), që mund të shoqërohet me dhimbje të muskujve dhe dobësim. Kjo gjendje mund të shkaktojë ndjesi të dhimbshme në këmbë.
Magnezi
Magnezi është një mineral i rëndësishëm për funksionimin e muskujve. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë bllokime muskulare të padëshirueshme dhe dhimbje të tyre. Një gjendje e muskujve e njohur ndryshe si tetani. Prandaj nivelet e ulëta të magnezit mund të lidhen me dhimbjet tek këmbët.
Vitamina B12
Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në një gjendje të njohur si anemia megaloblastike, e cila ndikon në formimin e rruazave të kuqeve të gjakut. Kjo mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi në muskuj, duke përfshirë edhe këmbët tuaja.
Nëse keni këto shqetësime është e rëndësishme të këshilloheni me një mjek dhe të bëni analizat për të marrë një recetë të saktë se si trajtohen mungesa e këtyre vitaminave.