"Mos pini nga e njëjta gotë" Kanë ndryshuar kohët, viroza respiratore kemi edhe në verë. Këshilla për tu mbrojtur

Të gjitha grupmoshat po përballen me një numër të lartë virozash gjatë këtij sezoni veror.

Doktoreshë Diana Hysi thotë se situata nuk është aspak normale.

"Nuk është normale një virozë respiratore në verë. Mund të ndodhnin por jo në këtë lloj forme që ndodh tani. Kjo na ka vënë në vështirësi për të gjykuar gjithë situatën. Në virologji njihet që respiratoret janë në dimër. Në këtë periudhë sëmundshmëria akute është rritur jashtëzakonisht."

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shkak kryesor është covidi.

“Covidi është koronavirus që përveç dimrit po na shfaqet në verë. Ky është fakt. Nuk kishim ne rinite, laringotraketike, pneumonira kaq shumë në stinën e verës. Është ai faktori kryesor që ka ndodhur kjo situatë”

Për tu mbrojtur rekomandohet respektimi i disa rregullave të jetesës së përditshme.

"Nuk flitet më izolim total, maskë, mbyllje derës. Një këshillë normale është mos pini me të njëjtën gotë, apo mos hani me të njëjtën lugë"

Përhapja në masë e virozave ka vënë në vështirësi dhe vetë stafin mjekësor.

EMISIONET