ILAÇ I RI KUNDËR TUBERKULOZIT/ Mjekët thonë se rezultatet e para janë shumë premtuese
Një ilaç i ri kundër tuberkulozit, ka treguar rezultate shumë premtuese në prova klinike me 309 pacientë, duke premtuar trajtim më të shpejtë dhe me më pak efekte anësore. Megjthatë një pjesë e ekspertëve paralajmërojnë se përdorimi universal i një terapie të vetme mund të rrisë rrezikun e rezistencës.

Një ilaç i ri kundër tuberkulozit po jep rezultate shumë premtuese. Sorfequiline u prezantua në raportin vjetor të luftës kundër tuberkulozit
Provat klinike tregojnë se ky medikamenti mund të rrisë ndjeshëm normën e shërimit dhe të shkurtojë me disa muaj trajtimin e sëmundjes që vitin e kaluar mori 1.23 milionë jetë në mbarë botën.
Ilaçi i ri është testuar në 309 pacientë në pesë vende, përfshirë Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Gjeorginë.
Ekspertët besojnë se e quajtura Sorfequiline mund të përdoret si regjim universal, madje edhe pa pritur analizat laboratorike që përcaktojnë llojin e sëmundjes, çka do të shpejtonte ndjeshëm nisjen e trajtimit në vendet me sistem shëndetësor të dobët.
Mjekët thonë se një terapia më e shkurtër dhe me më pak efekte anësore do të reduktonte gjithashtu vizitat e shpeshta në klinika dhe do t’i jepte stafit shëndetësor më shumë kohë për pacientët e tjerë.
Megjithatë, ekspertë të tjerë paralajmërojnë se përdorimi universal i një trajtimi të vetëm mund të ulë investimet në diagnostikim dhe të rrisë rrezikun e rezistencës ndaj ilaçeve.
Organizata TB Alliance njoftoi se faza e tretë e provave klinike pritet të nisë në vitin 2026.


