Burrat infertilë mund të kenë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer gjiri, thotë studimi

Burrat infertilë mund të kenë dy herë më shumë

Ekspertët në Institutin e Kërkimit të Kancerit , Londër kanë zbukuar lidhjen midis çështjeve të fertilitetit dhe rrezikut të kancerit, por thonë se arsyeja biologjike është e paqartë.

Sipas tyre burrat infertilë mund të kenë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer gjiri sesa ata pa probleme të fertilitetit.

Kanceri i gjirit tek meshkujt është më pak i zakonshëm sesa tek femrat dhe lidhja e tij me infertilitetin ishte hetuar më parë vetëm në studime të vogla. Hulumtimi i ri u publikua në revistën "Kërkime për Kancerin e Gjirit".

Ky hulumtim shqyrtoi 1998 meshkuj të sapodiagnostikuar me këtë sëmundje në Angli dhe Uells gjatë një periudhe 12-vjeçare. Është një nga studimet më të mëdha të kryera ndonjëherë mbi kancerin e gjirit tek meshkujt.

Simon Vincent, drejtor i kërkimit u shpreh se: "Zbulimi i një lidhjeje midis infertilitetit dhe kancerit të gjirit mashkullor është një hap drejt nesh për të kuptuar kancerin e gjirit mashkullor dhe se si mund të gjejmë më shumë mënyra për të diagnostikuar dhe trajtuar burrat, ndoshta dhe gratë, me këtë sëmundje."/The Guardian/

EMISIONET