Tiranë, i dënuar me 5 vite burg për shitje droge, ishte në kërkim, prangoset 22-vjeçari

Tiranë, i dënuar me 5 vite burg për shitje droge, ishte në

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Two", ku është prangosur një person i shpallur në kërkim kombëtar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Gjithashtu, kjo Gjykatë, me vendimin e datës 23.09.2021, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Tëo".Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Erdis Hysko, 22 vjeç, banues në Tiranë” – njofton policia.

EMISIONET