Alimehmeti: Vaksinimi jo i detyruar, njerëzit kanë mundësi të marrin këshilla individuale nga mjekët

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë për RTV Ora, tha se përsa i përket pandemisë, aktualisht situata është e qetë.

Alimehmeti i pyetur se a rekomandohet sërish vaksinimi edhe pas pandemisë u shpreh se mund të vaksinohen personat që janë në risk.

Më tej ai shtoi se tani njerëzit kanë mundësi të ecin me këshilla individuale nga mjekët duke qenë se tashmë vendi ynë nuk është në kushtet emergjencës.

Ilir Alihmehmeti: Ne  e kemi shumë të qartë virusin, kemi një test, RPTC të saktë. Vaksinimi vazhdon për personat që janë risk, personat të vjetër, njerëz me imunitet të dobët dhe duhet t’i mbrosh.  Vendimarrje ka shkuar drejt asaj vendimarrjes individuale. Tani ecim me logjikë individuale. Secili duhet të njohë riskun e tij.

Jemi në një moment që njohim shumë kush dëshiron ka mundësitë që të marrë këshilla individuale. Nuk jemi më në kushtet e emergjencës. Tashmë bazohemi në evidencë.

EMISIONET