Alergjitë e vjeshtës, heqja e maskës kirurgjikale shton qarkullimin viral
Alergjitë e vjeshtës, mospërdorimi i maskave kirurgjikale ka bërë që të shtohet qarkullimi viral në vend.
Mjekja alergologe, Alketa Ibranji thotë se krahasur me dy vite më parë kur rregullat anti-Covid kërkonin përdorimin e maskës, sot po vihet re një shtim i personave me alergji dhe viroza.
"Me heqjen e kësaj mase, te fëmijët sidomos, kemi parë të infektohen dhe 2-3 herë nga viroza të ndryshme në një hark kohor të shkurtër."
Stina e vjeshtës është gjithashtu një nga shkaktarët kryesorë të shtimit të këtyre rasteve.
Në Qendrën Shëndetësore të Specialiteteve nr 2 kryhen 15 deri në 20 vizita në ditë te alergologët, e prej tyre ka edhe raste të cilat shfaqin këto shqetësime për herë të parë.
"4-5 raste të reja paraqiten në ditë. Mesatarisht vizitojmë 15-20 pacientë në ditë të sëmurë kronikë."
Në këtë periudhë ndër shkaktarët kryesorë janë pluhurat e shtëpisë.
"Pluhrat dhe mykrat e ajrit."
Më të rrezikuar janë fëmijët dhe mosha e tretë.
Simptomat karakteristike janë probleme me rrugët e frymëmarrjes, skuqje të syve, kollë apo edhe kruarje e qellzës.

