Të gjitha përrallat janë me princër e mbretër që jetojnë të lumtur në fund. Por në realitet sa e thjeshtë është të jesh Princ? Harry hoqi dorë nga përgjegjësitë e tij në Familjen Mbretërore Britanike sepse thotë se iu nxi jeta nga shtypi.

I ftuar në një intervistë në “Late Show me James Corden”, princi Harry i Kurorës Britanike tha se ai vendosi të largohej nga Familja Mbretërore për  të mbrojtur gruan dhe djalin e tij – dhe shëndetin mendor.

“Ishte një mjedis vërtet i vështirë, dhe unë bëra atë që çdo baba apo burrë do të bënte. Shtypi ma nxiu jetën dhe mendoja se si ta nxjerr familjen time nga këtu, – tha Harry për James Cordenin.

Kjo është intervista e parë të Harrit që kur gjyshja e tij, Mbretëresha Elisabet, shkarkoi princin dhe gruan e tij, ish-aktoren Meghan Markle, nga detyrat e tyre mbretërore.

Pavarësisht nga çështjet që e kanë ndarë familjen mbretërore, Harry tha se ai dhe Meghan mbanin lidhje me monarken britanike dhe burrin e saj, Princin Philip.

Princi gjithashtu ofroi një panoramë të shkurtër të jetës së çiftit në Santa Barbara County, një zonë pasanikësh. Ai tha se shihte shfaqjen televizive amerikane “Jeopardy” dhe Netflix në darkë. Fjala e parë e djalit Archie ishte “krokodili”, tha Harry.