Rama fton PD e LSI të mos bojkotojnë sot këshillin politik

Rama fton PD e LSI të mos bojkotojnë sot këshillin politik

Kryeministri Edi Rama fton PD dhe LSI-ne të vijojnë dialogun lidhur me ndryshimet kushtetuese

" Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese!" shkruan Rama ne Twitter.

Reagon Petrit Vasili i LSI: Këshilli Politik nuk është pazar i gjësë së gjallë, qëllimi i Ramës të heqë koalicionet

Pas takimit të djeshëm (21 korrik) ku u firmos pakti me opozitën parlamentare, Kryeministri Edi Rama u shpreh i kënaqur nga marrja e konsensusit të pjesshëm të opozitës parlamentare për ta votuar marrëveshje  e 5 qershorit.


Shefi i qeverisë përsëriti edhe njëherë se hapja e listave nuk ndalon koalicionet parazgjeshore, ndërsa për Bashën dhe aleatët e tij pati një apel.
Edi Rama:  "Përfitoj nga rasti ti bëj një apel Lulzim Bashës, PD dhe pastaj të gjithë aleatëve të tyre që të mos bëjnë gabimet e të shkuarës duke refuzuar tryezat dhe komunikimet dhe të vazhdojmë menjëherë punën sëbashku. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha, por kemi shumë mundësi të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë të gjithë lëshimet e veta të mundshme, nuk ka kërkuar çka do të mund të kërkonte në rast se do të donte të përfitonte. Por i ka qëndruar një procesi ku vullneti ynë ka qenë që PD si realitet politik të jetë e përfshirë por nga ana tjetër PD nuk mund të imponojë mosekzistencën imagjinare të një parlamenti.Jemi në rrugë shumë të mbarë, kush vazhdon në këtë rrugë ecën mbarë për vete dhe për njerëzit.Pastaj secili bën zgjedhjet e veta. "

Lexo dhe: PS firmos me opozitën parlamentare votimin e “5 qershorit”, Gjiknuri thërret Këshillin

Vendi Edi Rama Lajme keshilli politik reforma zgjedhore Politikë

EMISIONET