Zgjedhjet në Kosovë/ Andoni: Zoti Kurti kalin e tij të betejës ka pjesën korruptive

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e "Ora e Betit", në "Ora News", ishte analisti Ben Andoni, për të diskutuar për zhvillimin e rëndësishëm të rajonit, zgjedhjet në Kosovë, atë që pritet të ndodh të dielën e ardhshme.

"Ka humbur parimi tek vetëvendosja dhe kjo është shqetësuese.

E para sepse një ndër premtimet e zotit Kurti që dialogu ishte në nivelin e 7 dhe dialogu në fund përfundoi në nivelin e 1.

Zoti Kurti premtoi për fondin sovran. Fondi sovran u la.

Zoti Kurti vërtetë kalin e tij të betejës ka pjesën korruptive.

Êshtë shumë i këndshëm në bisedë, është vizionar e ka qenë vizionar.

Ajo që ndodhi me pjesën e mallrave që janë për rasta të veçanta, korrupsioni, mënyrën sesi e mbrojti tregonte që diçka çalonte.

Mënyra sesi zoti Kurti nuk jep më llogari është shumë problem.

Mua më vjen keq. Zoti Kurti tani është në rrugën e autokratëve të tjerë të Ballkanit. Zoti Rama është gati kampion, Vuçiç është akoma më përpara, nuk e përfshi fare Malin e Zi", u shpreh Andoni.

EMISIONET