Kosova voton/ Cullhaj: Albin Kurti është një natyrë sui generis, për të politika është moral dhe duhet të qëndroj deri në fund kështu

Të dielën e 9 shkurtit Kosova do të zhvilloj zgjedhjet parlmentare. Të nëntat që nga shpallja e Pavarësisë në 17 shkurt të 2008.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që prej vitit 2010 pasi paqëndrueshmëria politike e ka çuar vendin disa herë në zgjedhje të parakohshme gjatë viteve të fundit.

Gara e radhës përfshin të paktën 28 subjekte politike, me disa kualicione, dy nisma qytetare dhe 1 kantidat të pavarur, me plotë 1280 kantidatë, përfshirë këtu edhe 6 përfaqësues të komunitetit Serb.

Për të folur për këtë temë, në emisionin "Ora e Betit", ishte i ftuar pedagogu Florian Cullhaj.

"Sipas të gjitha gjasave do ta kalojë këtë test. Sipas sondazheve të fundit ai ka diku tek 51.2% të elektoratit që e mbështet. Do të ketë po të njëjtën performancë, pavarësisht pëpjekjeve të mëdha për të krijuar një diversion për legjitimitetit e pushtetit të tij, ai do ti ruaj votat.

Albin Kurti është një natyrë sui generis në lidershipin politik-ballkanik duke i qëndruar fort parimit. Pra, për të politika është moral dhe duhet të qëndroj deri në fund kështu. Duke dashur ti jap një legjitimitet shtetit të Kosovës ka marr disa nisma të forta, të cilat në vetvete kanë dhe ato kufijtë e tyre", u shpreh Cullhaj.

 

EMISIONET