Plan vrasje për Albin Kurtin/ Hakerat publikojnë e-mailin e Nanos, si u hartua plani për goditjen e Kryeministrit me snajper

Një shtetas shqiptar dyshohet se ka pasur në plan të vriste Albin Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë në vitin 2021 me qëllim destabilizimin e situatës atje. Raporti për këtë ngjarje është gjetur ne e-mailin e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nano, nga autorët e sulmit kibernetik. Informacioni për planin ishte siguruar nga Antiterrori kosovar, i cili kërkonte ndihmë nga policia shqiptare për parandalimin e ngjarjes.

Plan vrasje për Albin Kurtin/ Hakerat publikojnë e-mailin e Nanos,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shpëtuar një atentati në vitin 2021.

Ky fakt ka dalë në dritë pas hakerimit të emailit të Drejtori të Përgjithshëm të Policisë së kohës, Gledis Nano, nga autorët e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë.

Në materialet e kopjuara flitet për një plan që persona të identifikuar nga Antiterrori i Kosovës kishin për ekzekutimin e Albin Kurit dhe 2 personave të tjerë.

Sipas emailit në shënjestër ka qenë Ismet Haxha, Xhavit Haliti dhe Albin Kurti.

I dyshuari për kryerjen e atentatit ka qenë Prek Kodra, një shtetas shqiptar, i cili përshkruhej si person me  aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe pushkëve.

Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje, në Kosovë dhe Mal të Zi.

Sipas emailit i dyshuari jeton në Shkodër dhe operon në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan në Kosovë.

Sipas policisë shqiptare ky person është me precedentë penalë dhe është hetuar nga Njësia e Sektorit të Krimit në Shqipëria për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Në email shkruhet se objektivi i parë është Ismet Haxha, ish-pjesëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) dhe i afërm i Kadri Veselit.

Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, anëtar i PDK-së dhe ish-deputet, i cili do të vritet muaj pas Haxhës, për ta bërë të duket si hakmarrje për vrasjen e Haxhës.

Objektivi i tretë ka qenë kryeministri Albin Kurti, i cili do të vritet një muaj pas atentatit të Halitit atentat.

Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Republikës së Kosovës.

Në dokument thuhej se me vrasjen e Albin Kurtit, partia VV do të dobësohet dhe PDK dhe AAK do të merrnin udhëheqjen politike në vend.

Sipas informacioneve, atentati ndaj Ismet Haxhës ishte planifikuar të kryhej me pushkë gjuetie, ndërsa tjetri me snajper ose pushkë.

Sipas informacioneve ngjarja është parandaluar, duke kryer kontrolle por që nuk është arritur në kapjen e të dyshuarit.

EMISIONET