Votimet në Kosovë/ Kurtaj: Situata e qetë, asnjë parti politike nuk ka bërë akuza për parregullsi

Gazetarja, Dorina Kurtaj në një intervistë në Ora News u shpreh se deri tani situata me votimet në Kosovë ka qenë shumë e qetë.

Kurtaj: Një ditë shumë e qetë.

Shumë qytetarë pasi kanë votuar kanë shijuar ditën me diell.

Deri tani situata është shumë e qetë.

Të paktën as nga partitë politike nuk ka pasur akuza për shkelje në qendrat e votimit apo ndonjë incident të ngjashëm.

Duke pasur parasysh edhe orarin që një pjesë e qytetarëve duan të shkojnë pas dreke në qendrat e votimit nuk është se është një pjesëmarrje e ulët.

Pjesëmarrja është mëse normale krahasuar edhe me votimet e mëparshme.

EMISIONET