VIDEO/ Vjosa Osmani rindan fjalimin e saj: Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2026, 15:21

Presidentja Vjosa Osmani ka rikthyer një fjalim të sajin të mëparshëm, ku flet për rreshtimin e Kosovës përkrah aleancës euroatlantike.
“Për Kosovën, bashkërreshtimi me aleancën euroatlantike nuk ka qenë kurrë as dilemë, as kalkulim, e as oportunizëm.
Ka qenë bindje, ka qenë parim, ka qenë vetëidentifikim.
Aleanca euroatlantike është zgjedhja jonë. Gjithmonë!” ka shkruar Osmani sipër videos që ka ndarë në Facebook, transmeton KosovaPress.

