Video/ Shpërthim i fuqishëm në Athinë
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në një ndërtesë, në qendër të Athinës, pranë Shtyllave të Zeusit Olimpik, në fillim të bulevardit Syggrou.
Nga informacionet paraprake mësohet se shpërthimi ka ndodhur pak minuta para orës 7 të mëngjesit.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person , i cili mësohet se është dërguar në spital.
Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit, pasi nuk ka pasur telefonatë për bombë. Dëshmitarët okularë flasin për një erë të rëndë gazi.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa zona është rrethuar.