Ky është djali me kapuç i arrestuar për dinamitin në shtëpinë e Armand Dukës

Ora News sjell foton e autorit të dyshuar për vënien e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka.

I veshur me xhup dhe me kapuç është momenti kur ai është shoqëruar në policinë e Durrësit.

34-vjeçari  është arrestuar mbrëmjen e 25 janarit dhe për arrestimin e tij ndihmuan edhe pamjet që ishin marrë nga kamerat e sigurisë. Shtetasi Arlen Hasanaj rezulton të jetë sipërmarrës i i një kompanie tregtare me aktivitet market, bar, kafe.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar, që u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, është banor i lagjes nr.4 ku banon edhe kreu i FSHF-së.

Fotoja u sigurua nga gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. 

Ky është djali me kapuç i arrestuar për dinamitin në

EMISIONET