Vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Gjykata konfirmon afatin e 20 korrikut

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) vijojnë t'i qëndrojnë afatit të 20 korrikut për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një përgjigje zyrtare për mediat, institucioni gjyqësor ka sqaruar se procesi mbetet brenda shtyrjes së miratuar më 5 maj 2026.
Sipas Gjykatës, Trupi Gjykues ka lënë derën hapur për mundësinë e një shtyrjeje tjetër, vetëm nëse konstatohet si një nevojë absolutisht të domosdoshme. Në këtë rast, palët dhe publiku do të njoftohen me një urdhër të veçantë.
“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

